Të gjitha blogjet

Çfarë është transferi SEPA? Dallimi ndërmjet SEPA dhe SEPA Instant

Transferet SEPA

Në gjuhën e përditshme dhe kur flasim me klientët, ne shpjegojmë transferin SEPA si një transfer të rregullt të euros, dhe SEPA Instant - si një transfer urgjent të euros. Por me të vërtetë, çfarë është një transfer SEPA? Dhe si ndryshon nga SEPA Instant?

Çfarë është SEPA?

SEPA - një standard transferi i përdorur brenda Bashkimit Evropian dhe disa vendeve të tjera që nuk janë pjesë e tij. Në këtë zonë, transferet në euro bëhen në të njëjtat kushte brenda vendit dhe jashtë - në një vend tjetër që është anëtar i SEPA.

Vendet e SEPA 2021

Për momentin (2021, janar) - SEPA përbëhet nga 36 vende evropiane (27 vende të BE + 3 të Zonës Ekonomike Evropiane (EEA) - Islanda, Norvegjia dhe Lihtenshtajni + 6 vende jo-EEA - Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Qyteti i Vatikanit, Monako, San Marino dhe Andorra). Në këtë listë janë edhe territoret që i përkasin vendeve të listuara.

Çfarë është transferi SEPA?

Transferi SEPA - një transfer parash nga njëvend i SEPA në një tjetër. Një transfer SEPA bëhet në numrin IBAN të marrësit.. Ardhja e transfereve SEPA uli çmimet e dërgimit të eurove përtej kufijve, e bëri atë më të shpejtë dhe më të përshtatshëm për përdoruesit.

Çfarë është një transfer SEPA Instant?

SEPA Instant (quhet ndryshe SEPA Instant Credit Transfer ose SCT Inst) - transferet e menjëhershme në euro që ekzekutohen 24/7/365 dhe arrijnë te marrësi brenda sekondave.

Kujt mund t’i dërgoj një transfer SEPA Instant?

Transferi SEPA Instant ekzekutohet vetëm nëse të dy bankat dërguese dhe marrëse janë të lidhura me sistemin e pagesave SEPA Instant.

Për momentin pothuajse 3000 banka nga 23 vende janë pjesë e sistemit të pagesave SEPA Instant, dhe në të ardhmen, kjo listë synon të zgjerohet për të lidhur të gjitha bankat në të 36 vendet e SEPA, dhe në këtë mënyrë të heqë kufijtë gjeografikë për pagesa brenda Evropës.

Shikoni listën e bankave SEPA Instant

  SEPA SEPA Instant
Koha e transferit Deri në 1 ditë pune Në çast (rreth 10sek)
Çmimi* FALAS për llogari private
0,20EUR për biznese
FALAS për llogari private
0,20EUR për biznese
Ditët kur ekzekutohen transferet I-V, 8 paradite- 8 pasdite (vetëm në ditë pune) UTC+3 24/7/365
Limitet e transferit - 100,000 EUR
Ku ekzekutohen transferet? Ndër të gjitha bankat në vendet e SEPA (36 vende) Midis bankave që janë pjesë e sistemit të pagesave SEPA Instant (23 vende)

* Çmimet në tabelë janë ato për klientët Paysera. Çmimet në bankat e tjera mund të ndryshojnë.

Si të bëni një transfer të SEPA ose SEPA Instant nga një llogari e Paysera?

#

Transferet SEPA

Nëse vendi juaj dhe vendi i marrësit janë në zonën e SEPA- transferi automatikisht do të jetë transfer i SEPA dhe nuk do të keni nevojë të ndërmerrni veprime shtesë.

Transferet SEPA Instant

Pas plotësimit të formularit të transferit - kontrolloni nëse transferi është shënuar si Urgjent. Nëse banka e marrësit është pjesë e SEPA Instant- do të shihni se pagesa do të ekzekutohet brenda sekondave dhe falas (nëse jeni një person privat). Nëse banka e marrësit nuk është pjesë e SEPA Instant - nuk do të shihni një mundësi urgjente.

Artikuj të ngjashëm

#
Financat personale

Rezolutat e Vitit të Ri: Si të kurseni para - rregulli 50/30/20

Një nga rezolutat më të shpeshta të Vitit të Ri është menaxhimi më i mirë i financave personale. Me afrimin e vitit 2021, ne dëshirojmë të ndajmë me ju disa këshilla se si të kurseni para duke zbatuar rregullin 50/30/20.

#
Financat personale

Çfarë është IBAN dhe si ta gjesh atë?

IBAN është një nga numrat më të përdorur në sektorin bankar. Pavarësisht nëse doni të dërgoni para ose t'i merrni ato - pothuajse me siguri do të përdorni një IBAN. Sidoqoftë, a e dini në të vërtetë çfarë është IBAN?

#
Financat personale

Çfarë është inflacioni dhe si të mbroni paratë tuaja?

Inflacioni po ndodh vazhdimisht, kudo, dhe prek të gjithë. Rritja e çmimeve të mallrave dhe ulja e fuqisë blerëse të parave i shtyjnë kompanitë dhe njerëzit e rregullt të kërkojnë mënyra të ndryshme për të mbrojtur paratë e tyre nga humbja e vlerës së tyre. Ndërsa disa zgjedhin të investojnë, të tjerët kërkojnë alternativa më të sigurta.