Të gjitha kategoritë
Paysera zyret qendrore

Paysera në Shqipëri siguron licencën për lëshimin e parave elektronike!

Paysera Albania
Banka Qendrore e Shqipërisë i ka dhënë licencën e institucionit për lëshimin e parave elektronike (EMI) Paysera Shqipërisë, duke e bërë atë vendin e tretë në Rrjetin e Paysera që posedon licencë. Licencat tjera aktualisht mbahen nga Paysera Lituania dhe Paysera Kosova.
Partneri i sapo licencuar, Shqipëria, tani do të jetë në gjendje t'u ofrojë klientëve të saj shërbime të ndryshme si transferet e parave, përpunimin e pagesave në internet në dyqanet elektronike, etj.
Megjithëse populli shqiptar është ende shumë i varur nga pagesat në kesh dhe vetëm 40% e shqiptarëve kanë një llogari bankare, Paysera është pozitive që shërbimet bankare në internet dhe paratë elektronike do të mirëpriten në vend dhe madje mund të revolucionarizojnë blerjet aktuale dhe praktikat e ngjashme të tregtisë elektronike.
Ashtu si Kosova, ku Paysera filloj aktivitetet së fundmi, Shqipëria është një treg në zhvillim, me plot mundësi, njerëz që dëshirojnë shumë për inovacion dhe një vend për të ofruar shërbime dhe çmime konkurruese.
Përveç këtyre partnerëve të licencuar, Rrjeti Paysera ka më shumë partnerë në vende si Rumania, Bullgaria, Estonia, Letonia, Spanja dhe është vazhdimisht duke u zgjeruar në Evropë dhe më gjerë.