Etiketa e cilësisë dhe besueshmërisë

Hartimi i etiketës së cilësisë.

Etiketa e cilësisë - çfarë është?

Kjo është një garanci e pagesës së sigurt. Paysera e ka krijuar atë për të siguruar shumëllojshmërinë e metodave të pagesave dhe sigurimin e sigurt^ të përpunimit të pagesave online.

Përfitimet për Tregtarët

Duke shfaqur Paysera etiketën cilësore në faqen e internetit, tregtari ju tregon klientëve se webfaqja e tij/saj është verifikuar nga administratorët e Paysera dhe pronarët e faqeve janë identifikuar dhe mund të kontaktohen.

Në këtë mënyrë, klientët e din se faqja e internetit është e besueshme dhe mund të ofrojë një metodë të pranueshme pagese.

Klientët janë të sigurtë se www.paysera.lt nund të japin informacione për e-shopet e shitësit. Duke e mbajtur kursorin mbi etiketë, klienti do të shohë informacionin kryesor të kontaktit të projektit dhe duke klikuar në etiketë, klienti është ridrejtuar në një faqe në webfaqen e Payseras e krijuar për tregtarin dhe që shfaq informata të rëndësishme rreth projekteve.

Pasi që shumica e bankave dhe sistemeve të pagesave të lidhura me sistemin Paysera kërkojnë një pëlqim me shkrim për të shfaqur logotipet e tyre, etiketa e cilësisë njofton paguesin për mundësinë për të paguar nëpërmjet bankave pa vendosur logotipet e tyre në webfaqen e tregtarit. Në këtë mënyrë, tregtari jo vetëm që kursen hapësirë, por gjithashtu shmang negociatat për pajtimet për vendosjen e logotipeve në webfaqe dhe ndryshimin e logotipeve bankare të azhurnuara.

Si ta vendosni etiketën e cilësisë?

Për të vendosur etiketën e cilësisë dhe besueshmërisë në uebfaqen tuaj, ju lutemi identifikohuni në www.paysera.com , kliko në artikullin e menusë" Menaxho projekte "dhe kliko në" Cilësimet e përgjithshme "pranë projektit. Kopjoni kodin unik të burimit dhe ngjisni atë në skedarin e indeksit të faqes suaj të internetit.