Pdf
Kthehu tek përmbajtja

E vlefshme nga: 01/08/2021

Termat dhe Kushtet e Llogarisë së Kartës së Pagesave Visa

Këto Terma dhe Kushte zbatohen për llogarinë e kartës së pagesave Visa tuaj dhe kartës Visa. Ju lutemi lexojini me kujdes. Ju mund të shkarkoni një kopje të këtyre Termave dhe Kushteve në çdo kohë nga brenda portalit të llogarisë suaj online. Hyni këtu

Llogaria Paysera dhe karta e pagesave Visa janë shërbime të parasë elektronike të ofruara nga Finansinės paslaugos “Contis”, UAB. Distributori juaj mund të transferojë fonde nga një portofol që mbani me ta, direkt për të mbuluar vlerën e transaksioneve që kryeni me kartën tuaj Visa.

Në këto Kushte dhe Terma:

"Distributor" do të thotë "Paysera LT", UAB, kodi i personit juridik 300060819; Licensa e institucionit të parave elektronike Nr. 1, lëshuar më 27/09/2012; organi emetues dhe mbikëqyrës është Banka e Lituanisë www.lb.lt; të dhënat në lidhje me "Paysera LT", UAB mblidhen dhe ruhen në Regjistrin e Personave Ligjorë të Republikës së Lituanisë, distributor i llogarisë dhe kartës për ju.

"Ju" nënkupton mbajtësin e llogarisë që është përdoruesi i autorizuar i llogarisë Paysera dhe kartës së pagesës Visa dhe çdo mbajtësi tjetër të kartës.

"Ne", "ne", ose "tonë" do të thotë Shërbime Financiare "Contis", UAB ose Distributori që vepron në emër të Shërbimeve Financiare “Contis”, UAB .

Nëse keni ndonjë pyetje kontaktoni Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit në:

  • Telefon: +355 44 500 800 (vlejnë normat standarde gjeografike);
  • Email: [email protected]
  • Online: Hyni në llogarinë Paysera në www.paysera.al dhe zgjidhni Messages > Shkruani një mesazh;
  • Aplikacioni Mobil: prekni Profili > Kontaktoni Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit në aplikacionin Mobil Paysera dhe na dërgoni një mesazh;
  • Adresa postare: Paysera LT, UAB, Pilaitės pr. 16, Vilnius, Lithuania.
Llogaria juaj Paysera dhe karta e pagesave Visa lëshohen nga Finansinės paslaugos “Contis”, UAB, kodi i kompanisë 304406236, i regjistruar në Regjistrin e Personave Ligjorë të Republikës së Lituanisë, me seli në Mėnulio g. 11-101, Vilnius, Lituani. Ne mbajmë licencën e institucionit të parave elektronike Nr. 53, datë 23/07/2019, lëshuar nga Banka e Lituanisë, e cila është autoriteti ynë mbikëqyrës i vendosur në Gedimino pr. 6, LT-01103, Vilnius, Lituani, telefon: +370 800 50 500. Më shumë informacion në lidhje me Bankën e Lituanisë mund të gjeni në https://www.lb.lt/en. Karta juaj Paysera lëshohet nga “Paysera LT”, UAB.

1. Çfarë është llogaria e kartës së pagesave Visa dhe karta?

Llogaria e kartës së pagesave Visa është një llogari e parasë elektronike nga e cila mund të kryeni dhe të përfitoni pagesa.

Një kartë pagesash Visa është një kartë Visa që mund të përdoret në të gjithë botën kudo, ku pranohet Visa. Mund të përdoret online, në dyqane, përmes telefonit, ose për të tërhequr cash nga ATM.

Mund të shpenzoni aq para, sa keni paguar në llogarinë e kartës së pagesave Visa tuaj, kështu që përpara se të bëni transferta, ose të përdorni kartën duhet të siguroheni që keni fonde mjaftueshëm në llogarinë e kartës së pagesave Visa. Fondet në llogarinë e kartës së pagesave Visa nuk janë depozita bankare dhe nuk përfitoni interes.

2. Kush mund të aplikojë për një llogari karte pagesash Visa dhe kartë?

Ju duhet të jeni së paku 16 vjeç dhe rezident i EEA që t'ju lëshohet një kartë pagesash Visa dhe llogaria e saj. Ju mund të aplikoni vetëm, nëse jeni aktualisht klient i Distributorit (keni hapur një llogari Paysera dhe keni përmbushur proçedurat e kujdesit të kërkuara nga Distributori dhe keni konfirmuar identitetin tuaj). Ju duhet të siguroni një adresë emaili dhe numër telefoni celular për të hapur një llogari në mënyrë që të mund të komunikojmë me ju. Ekzistojnë maksimumi katër llogari për një person individ dhe 20 llogari për një person juridik për secilën adresë banimi.

3. A mund të porosis një kartë pagesash Visa në llogarinë time për dikë tjetër?

Ju mund të kërkoni një kartë pagesash Visa tjetër për një mbajtës tjetër të kartës dhe mund t'ju ngarkohet një tarifë sipas të dhënave në tabelën e Tarifave dhe Limiteve (neni 33). Mbajtësit e tjerë të kartave duhet të jenë të paktën 14 vjeç. Duke kërkuar një kartë tjetër, për një person tjetër, ju pranoni që ne t'i lëshojmë atyre një kartë, si edhe që të autorizojnë transaksione në emrin tuaj. Mbajtësi tjetër i kartës ndan balancën dhe limitet në llogarinë e kartës së pagesave Visa.

Ju pranoni të mbani përgjegjësinë për të gjitha transaksionet e kryera nga ndonjë mbajtës tjetër i kartës dhe të jeni përgjegjës për përdorimin e kartës tjetër dhe për çdo detyrim dhe tarifë të zbatueshme që mund të pësojë mbajtësi i kartës tjetër.

4. Si mund të aplikoj për llogarinë e kartës së pagesave Paysera Visa?

Ju mund të aplikoni përmes faqes web tonë.

Para se të hapim një llogari për ju dhe t'ju lëshojmë një kartë, ne do të kërkojmë dëshmi të identitetit tuaj dhe mund të kërkojmë vërtetim të adresës ku jeni rezident. Mund të kërkohet të na siguroni dokumente të tilla si pasaporta juaj, leja e drejtimit, dokumentet e identitetit kombëtar, fatura utilitare, deklaratat bankare, ose dokumente të tjera për të konfirmuar identitetin tuaj. Ne gjithashtu do të duhet të kryejmë kontrolle mbi ju në mënyrë elektronike.

Kur porosisni kartën (at), ju duhet të keni një sasi të mjaftueshme fondesh në llogarinë tuaj Paysera për lëshimin, dorëzimin dhe tarifat e mirëmbajtjes së një muaji. Nëse shuma e fondeve në llogarinë Paysera është e pamjaftueshme, ju nuk do të keni mundësi të porosisni kartën.

Tarifat e lëshimit dhe dorëzimit të kartës zbriten automatikisht gjatë porosisë dhe një tarifë mujore e mirëmbajtjes së kartës, zbritet në momentin e aktivizimit të kartës.

Karta do t'ju dorëzohet me postë në adresën e paraqitur brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve pas porosisë. Nëse nuk e merrni kartën brenda një muaji kalendarik, duhet të informoni Institucionin për këtë.

Nëse përcaktohet se ju nuk e keni marrë kartën jo për shkakun tuaj, karta e dërguar do të bllokohet përgjithmonë dhe një kartë e re do të prodhohet dhe ju dërgohet pa pagesë. Nëse nuk merrni edhe kartën e dytë, do të keni mundësi të merrni një kartë të re në zyrat e Paysera.

5. Si të filloj?

Sapo të merrni kartën duhet nënshkruar mbi shiritin e nënshkrimit në anën e pasme.

Pastaj do të duhet të aktivizoni kartën tuaj. Ju mund t'a bëni këtë duke hyrë në llogarinë e kartës së pagesave Visa në www.paysera.com.

Ju gjithashtu duhet të siguroheni me PIN tuaj për të autorizuar transaksionet çip dhe pin dhe tërheqjet në ATM. Mund të merrni kodin PIN, kur aktivizoni kartën tuaj përmes llogarisë online.

Duke aktivizuar kartën tuaj, ju jeni dakord me këto Terma dhe Kushte. Të gjitha dispozitat e Marrëveshjes së Përgjithshme të Shërbimeve të Pagesave për Klientët Privatë, ose të Biznesit dhe Aneksi "Instrumentet e Pagesës" gjithashtu aplikohen ndaj jush (lidhur me hapjen e llogarisë).

Karta juaj duhet të aktivizohet brenda 3 muajve nga lëshimi i saj, ose mund të anulohet automatikisht dhe llogaria juaj mund të mbyllet.

Nëse keni porositur një kartë për dikë, është përgjegjësia juaj të përcillni informacionin e kërkuar për të aktivizuar kartën dhe për t'a pajisur atë me PIN. Nëse ata fillojnë të përdorin kartën, ne do t'a konsiderojmë si konfirmim që ju i keni komunikuar dhe ata kanë pranuar Termat dhe Kushtet.

Në rast se zarfi është dëmtuar, ose lindin dyshime se karta mund të jetë lëvizur nga zarfi, nuk duhet të aktivizoni kartën e marrë përmes postës, por informoni Distributorin për këtë (brenda 24 orëve) dhe kthejeni zarfin me kartën te Distributori.

6. Nëse dua të ndryshoj kodin PIN?

Nëse dëshironi të ndryshoni PIN tuaj, mund t’a bëni këtë në çdo ATM me funksionalitin e administrimit të PIN - lokalizoni ATM me opsionin "ndryshim PIN" në https://www.visa.com/atmlocator. Mund të shikoni edhe kujtuesin e PIN përmes llogarisë suaj online në www.paysera.com.

7. Si mund të shtoj fonde në llogarinë e kartës së pagesave Visa?

Ju mund të paguani në llogarinë tuaj përmes llogarisë suaj në www.paysera.com.

Koha e nevojshme për të kredituar fonde në llogarinë tuaj është në varësi të metodës së depozitës së përdorur. Ju nuk mund të paguani në llogarinë tuaj përmes një transferte nga fondet e një karte në balancë. Mund të paguani vetëm me fondet maksimale të vlefshme në llogarinë tuaj.

Një tarifë mund të aplikohet për pagesa në llogarinë tuaj, ju lutemi referohuni te tabela e Tarifave dhe Limiteve (neni 33). Në llogarinë dhe kartën tuaj aplikohen disa limite minimale dhe maksimale, si edhe kërkesat e përdorimit; limitet dhe kërkesa e përmendura janë specifikuar në tabelën e Tarifave dhe Limiteve (seksioni 33). Ne mbajmë të drejtën të refuzojmë, apo të pranojmë ndonjë pagesë të veçantë, nëse dyshojmë për veprime keqadashëse, ose në rast të rrethanave të tjera të jashtëzakonshme.

Sapo marrim fondet e paguara nga ju, ato do të jenë në llogarinë tuaj dhe të gatshme për t'u përdorur. Mund të ketë raste, kur ne vonojmë mbërritjen e fondeve në llogarinë tuaj, deri në tre ditë pune, në rastet kur nevojitet të konfirmohet transaksioni me bankën dërguese.

Kur kryhet gabimisht një pagesë e tepërt në llogarinë tuaj, ne kemi të drejtë të korrigjojmë transaksionin e pagesës duke mbajtur shumën e tepërt nga llogaria.

8. Çfarë transaksionesh mund të kryej?

Ju mund të përdorni kartën e pagesave Visa për të autorizuar transaksionet e mëposhtme për tregtarët që pranojnë pagesa me kartë Visa:

  • Pagesat me kartë Çip dhe Pin duke vendosur kartën e pagesave Visa në terminal dhe duke shtypur PIN tuaj;
  • Pagesat me kartë me shirit magnetik për çdo tregtar që nuk mund të pranojë kartat çip dhe Pin duke nënshkruar kuponin e shitjes;
  • Pagesat me kartë pa kontakt duke kaluar kartën e pagesave Visa mbi lexuesin e kartës pa kontakt;
  • Pagesat me kartë online për tregtarët online duke siguruar detajet e kartës së pagesave Visa dhe çdo detaj tjetër të sigurisë, siç janë kredencialet tuaja të kodit të sigurisë siç kërkohet nga tregtari online;
  • Pagesat me kartë së porosisë me postë, ose telefon ndaj tregtarëve duke ofruar të dhënat e kartës së pagesave Visa, siç kërkohet nga tregtari;
  • Tërheqje cash në ATM-të me logo Visa, vendosni kartën tuaj të debitit Paysera Visa në ATM, vendosni PIN tuaj sipas udhëzimeve të ATM;
  • Pagesat E-Wallet duke shtuar kartën tuaj në portofol në Samsung Pay, Google Pay, ose Apple Pay (kur është e disponueshme) në telefonin tuaj celular dhe duke kaluar celularin tuaj mbi lexuesin e kartave pa kontakt, ose duke kontrolluar opsionin e portofolit elektronik online. Ju autorizoni transaksionin e portofolit elektronik duke përdorur protokollin e sigurisë së telefonit celular i cili mund të përfshijë informacione biometrike të tilla si, gjurmët e gishtave, ose ID e fytyrës në telefonin smart tuaj.

Sikurse kartat e tjera të pagesës, ne nuk mund të garantojmë një palë të tretë, ose ATM që të pranojë kartën tuaj.

Në vazhdim mund t'ju kërkohet të vendosni një kod hyrës një-përdorimësh, ose informacion tjetër sigurie, përfshirë, nëse ju vendosni për këtë lloj identifikimi, informacioni biometrik për të autorizuar një transaksion, ose për të bërë ndryshime të llogarisë. Kodet hyrës një-përdorimësh dërgohen në numrin e telefonit të regjistruar në llogarinë tuaj.

Menjëherë sapo autorizohet një transaksion, ne do të zbresim vlerën e transaksionit tuaj nga balanca e disponueshme në llogarinë tuaj. Tarifat mund të zbriten në kohën e autorizimit, ose kur transaksioni është konfirmuar përmes sistemit Visa. Detajet e çdo transaksioni, përfshirë tarifat, do të jetë në dispozicion për t'u shfaqur në llogarinë tuaj.

Pasi marrim autorizimin për një transaksion, ne do të transferojmë fonde te shitësi brenda 3 ditëve, ose te një bankë, ose institucion financiar, në ditën kur marrim autorizimin, ose kur keni kërkuar që pagesa të kryhet për transaksionet me datë të përcaktuar. Një transaksion do të përfitohet për transaksionet e kartës Visa, kur të marrim udhëzimet e transaksionit nga shitësi, ose operatori i ATM-së.

9. Mund të anuloj një transaksion?

Zakonisht autorizimi i një transaksioni nuk mund të tërhiqet nga ana juaj. Ju keni mundësi të tërhiqni autorizimin tuaj ndaj një transaksioni të caktuar në një datë të ardhshme. Megjithatë ju mund të mos revokoni dot një urdhërpagesë me përfundimit të ditës së punës, para datës së caktuar për ekzekutim.

Për të tërhequr autorizimin tuaj ndaj autoritetit të pagesës së vazhdueshme të kartës së debitit Visa, duhet të njoftoni retailer përpara mbylljes së biznesit, në ditën e punës para ditës që do të ndodhte transaksioni dhe të na siguroni një kopje të njoftimit nëse kërkohet .

Ne mund t'ju tarifojmë një Tarifë Anulimi nëse një transaksion anulohet nga ju, sipas këtij paragrafi (shikoni tabelën e Tarifave dhe Limiteve (neni 33)).

10. Mundem të paguaj për mallrat në një monedhë të huaj?

Karta juaj është e denominuar në monedhën EUR. Nëse kryeni një blerje, ose tërhiqni në ATM në ndonjë monedhë tjetër, ne do të konverojmë shumën në EUR sipas kursit të këmbimit të vendosur nga VISA në ditën e përpunimit të transaksionit, kjo mund të ndryshojë nga data, kur është të kryer transaksioni.

Nëse përdorni kartën e denominuar në EUR në një vend Europian i cili nuk përdor EUR, ju mund të merrni një njoftim nga ofruesi që shfaq kursin e këmbimit të përdorur dhe shumën e EUR sëbashku me diferencën e përqindjes midis kursit të aplikuar nga skema e kartës dhe norma e Bankës Qëndrore Evropiane (BQE).

Një komision transaksioni ndërkombëtar do të aplikohet për secilin nga këto transaksione (shikoni tabelën e Tarifave dhe Limiteve (neni 33)).

Kur shtoni fonde në llogarinë e kartës së pagesave Visa në një monedhë tjetër përveç EUR, monedha këmbehet automatikisht sipas kursit të këmbimit valutor të Distributorit, i vlefshëm në atë moment, i përditësuar dhe publikuar vazhdimisht faqen web Paysera.

Çdo ndryshim në kursin e këmbimit të përdorur për të kthyer transaksionet e huaja do të kryhet menjëherë. Ju mund të gjeni kursin e këmbimit për një transaksion të kryer në një monedhë tjetër përveç EUR në një datë të caktuar këtu.

11. Ka diçka që nuk mund t'a blej me kartën e pagesës Visa?

Ju nuk mund t'a përdorni kartën tuaj për qëllime të paligjshme. Gjithashtu nuk mund të përdoret për një numër të limituar transaksionesh të specifikuara. Ju lutemi shikoni nenin 9 tek Marrëveshja e Përgjithshme e Shërbimeve të Pagesave.

12. Si mund të kontrolloj llogarinë e kartës së pagesave Visa?

Ju mund të kontrolloni llogarinë tuaj duke hyrë në mënyrë të sigurtë përmes faqes web tonë. Pasqyra e llogarisë suaj do të paraqesë:

  • informacion mbi paguesin e secilit transaksion dhe një referencë që ju mundëson të identifikoni çdo transaksion pagese;
  • shumën e transaksionit të shfaqur sipas monedhës së transaksionit, ose debituar në llogari;
  • shumën e komisioneve për transaksionin;
  • norma e kursit të këmbimit e përdorur në transaksionin e pagesës (kur është e aplikueshme); dhe
  • data, kur transaksioni është i autorizuar ose postuar në llogari.

Këtë informacion e gjeni të disponueshëm në çdo moment në llogarinë tuaj, falas dhe mund të ruhet dhe riprodhohet sipas nevojës. Pasqyrat e llogarisë me nënshkrim janë të disponueshme sipas kërkesës dhe i nënshtrohen një tarife (shikoni tabelën e Tarifave dhe Limiteve në nenin 33).

Në vazhdim mund t'ju kërkohet të vendosni një kod hyrës një-përdorimësh, ose informacion tjetër sigurie përfshirë, nëse ju vendosni për këtë lloj identifikimi, informacioni biometrik për të autorizuar një transaksion, ose për të bërë ndryshime të llogarisë. Kodet hyrës një-përdorimësh dërgohen në numrin e telefonit të regjistruar në llogarinë tuaj.

13. Sa kohë është e vlefshme karta e pagesave Visa?

Karta juaj do të jetë e vlefshme 4 vite. Pas datës së skadimit të saj, ju nuk do të keni mundësi të përdorni kartën tuaj. Kjo marrëveshje do të përfundojë, kur karta juaj anulohet, ose skadojë dhe nuk zëvendësohet.

as përfundimit të vlefshmërisë së kartës(tave), një kartë e re lëshohet automatikisht (nëse brenda 90 ditësh para datës së skadimit të kartës është operuar me kartën dhe/ose në llogarinë Paysera) duke e dërguar atë në adresën e përcaktuar nga ju në sistem Paysera.

Nëse dëshironi që karta(t) e re të dorëzohet në një adresë tjetër, duhet t'a përcaktoni dhe vendosni atë në llogarinë tuajnë sistemin Paysera, jo më vonë se 30 ditë para datës së skadimit të kartës sipas udhëzimeve të dhëna në sistemin Paysera.

Për lëshimin dhe dorëzimin e një karte(ave) të re aplikohen tarifa standarde, të cilat zbriten automatikisht nga llogaritë Paysera tuaja gjatë kohës së rinovimit të kartës.

14. A ka limite në shpenzime llogaria e kartës së pagesave Visa dhe karta?

Mund të shpenzoni paratë e disponueshme në llogarinë tuaj. Gjithashtu zbatohen limitet për tërheqjet ditore në ATM dhe limite të tjera mund të zbatohen për vlerën e shpenzimeve dhe numrin e transaksioneve që mund të kryhen. Shikoni tabelën e Tarifave dhe Limiteve (neni 33) dhe portalin e llogarisë suaj online për detaje të mëtejshme.

Nëse transaksioni është kryer, në rastet kur nuk ka fonde të mjaftueshme në llogarinë tuaj, atëherë do të duhet të kompensoni shumën e munguar, përveç rasteve kur ka një gabim nga shitësi që kreu transaksionin.

Ne mund të tërheqim vlerën e munguar nga çdo kartë që mbani me ne, ose nga ndonjë fond në llogarinë tuaj. Ne mund të pezullojmë kartat tuaja, derisa të rivendoset balanca e llogarisë suaj.

15.Po në rast se jam tarifuar, ose të jem ngarkuar për transaksione që nuk kam kryer?

Nëse kundërshtoni një transaksion të procesuar nga karta juaj duhet së pari të kontaktoni tregtarin, pasi kjo është zgjidhja më e shpejtë. Nëse mosmarrëveshja nuk mund të zgjidhet me tregtarin, ose keni kundërshtime për ndonjë transaksion tjetër në llogari, duhet të na kontaktoni pa vonuar dhe në çdo rast brenda 13 muajve, pasi të jeni vënë në dijeni të ndonjë transaksioni të paautorizuar, ose të ekzekutuar gabim.

Pasi të na njoftoni se një pagesë e paautorizuar nga ana juaj, sipas Termave dhe Kushteve është ekzekutuar, megjithëse ju keni marrë të gjitha masat për të mbajtur të sigurtë informacionin e sigurisë të personalizuar, duke mbajtur kartën tuaj të sigurtë, duke mos i zbuluar askujt PIN, apo informacionin e sigurisë, si edhe nuk kemi kryer veprime të dyshimta, ne do të:

(a) rimbursojmë shumën e pagesës së paautorizuar për ju; dhe

(b) rivendosim llogarinë e debituar të pagesës në gjendjen paraprake pra para kryerjes së pagesës së paautorizuar.

Përtej kësaj, ne nuk do të kemi asnjë përgjegjësi të mëtejshme ndaj jush. Kur detajet e paguesit të siguruara nga ju nuk janë të sakta, ne nuk jemi përgjegjës për mosekzekutimin, ose ekzekutimin e gabuar të transaksionit të pagesës, por ne do të bëjmë përpjekje të arsyeshme për të rimarrë fondet e përfshira në transaksionin e pagesës dhe t'ju njoftojmë për rezultatin.

Ju keni të drejtë të kërkoni rimbursim në lidhje me transaksionet, në rastet ku:

  • transaksioni nuk është autorizuar sipas këtyre Termave dhe Kushteve;
  • ne jemi përgjegjës për ekzekutimin gabim, ose mosekzekutimin e një transaksioni pagese. Në këto rrethana, do t'ju rimbursojmë shumën e transaksionit të gabuar, ose të pa ekzekutuar dhe rivendosim llogarinë në gjendjen paraprake, para se të ekzekutohej pagesa e gabuar. Ne gjithashtu do t'ju rimbursojmë: (a) çdo tarifë direkte për të cilën jeni përgjegjës; dhe (b) çdo interes që duhet të paguani, si pasojë e mosekzekutimit, ose ekzekutimit gabim të transaksionit të pagesës; ose
  • transaksioni i autorizuar paraprakisht nuk specifikoi shumën e saktë në kohën e autorizimit të tij dhe shuma e ngarkuar është më shumë, sesa pritej, duke marrë parasysh modelet e shpenzimeve paraprake në kartë dhe rrethanat e transaksionit. Ne do të rimbursojmë shumën e plotë të transaksionit të pagesës, ose do t'ju paraqesim arsyen e refuzimit të rimbursimit të transaksionit të pagesës. Çdo rimbursim, ose arsye e refuzimit të rimbursimit do të sigurohet brenda 10 ditëve të punës nga marrja e kërkesës për rimbursim, ose brenda 10 ditëve të punës nga marrja e ndonjë informacioni tjetër të kërkuar. Kërkesa për rimbursim nuk do të pranohet, nëse shuma e transaksionit ka qenë e disponueshme të paktën 4 javë para datës së transaksionit, ose nëse kërkesa juaj kryhet pas më shumë se 8 javësh nga ngarkimi i llogarisë.

16. Po në lidhje me sigurinë?

Ju duhet të mbani kartën dhe kredencialet tuaja të sigurta dhe të mos ia bëni të njohura, ose mos lejoni t'i përdorë dikush tjetër. Ju duhet t'i mbani sekret gjithmonë informacionet tuaja të sigurisë; asnjëherë mos i zbuloni dikujt kodin PIN, ose informacionin e sigurisë dhe mos ruani detajet e kodit PIN bashkë me kartën tuaj. Informacioni i sigurisë përfshin detajet e hyrjes dhe fjalëkalimit tuaj të përdorura për të aksesuar llogarinë, ose në ndonjë faqe web tjetër, ku janë ruajtur detajet e kartës, ose llogarisë. Ne gjithashtu ju rekomandojmë të kontrolloni rregullisht balancën e llogarisë suaj përmes hyrjes në llogarinë tuaj në faqen web tonë, ose duke kontaktuar Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit.

17. Po në rast se karta e pagesave Visa Biznes humbet, përvetësohet, ose kompromentohen detajet e llogarisë sime?

Nëse humbisni, ose ju përvetësohet karta, ose dyshoni se dikush tjetër ka zbuluar PIN tuaj, ose informacionin e sigurisë, ose ka hyrë në llogari pa lejen tuaj, duhet të na informoni pa vonuar në telefon, ose përmes llogarisë suaj. Karta juaj do të anulohet menjëherë dhe llogaria juaj mund të bllokohet. Ne përdorim një linjë të dedikuar për kartat e humbura, ose të përvetësuara; Telefonatat tarifohen me tarifën standarde gjeografike. Në rast se e gjeni kartën e raportuar të humbur, ju nuk duhet t'a përdorni atë. Priteni atë në gjysmë midis kutisë së nënshkrimit, shiritit magnetik dhe çipit.

Në rast se ju kryeni këto veprime, si edhe na ofroni informacionin, apo ndihmën e kërkuar nga ju, ne do të hetojmë çdo transaksion të diskutueshëm, apo keqpërdorim të kartës, ose llogarisë suaj.

Në rast se nga investigimet tona rezulton se transaksioni në fjalë është autorizuar nga ju, ose keni kryer aktivitete të dyshimta, ose pakujdesi të rëndë (për shembull duke mos mbajtur të sigurt kartën tuaj, informacionin e sigurisë, ose PIN, ose duke mos na njoftuar në kohë për humbjen, përvetësimin, shpërdorimin, ose përdorimin e paautorizuar të kartës, ose të llogarisë), atëherë ne nuk do të rimbursojmë shumën e transaksionit dhe ju do të jeni plotësisht përgjegjës për të gjitha humbjet e krijuara për shkak të përdorimit të pa autorizuar të kartës, ose llogarisë.

Në rast se nga verifikimet tona konstatohet se ju nuk keni kryer aktivitete të dyshimta, ose neglizhencë të rëndë, përgjegjësia juaj maksimale ndaj nesh për ndonjë transaksion të paautorizuar do të kufizohet në 50 euro dhe ne do të kryejmë një rimbursim sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në çdo rast jo më vonë se ditën e ardhme të punës, pas marrjes së njoftimin tuaj.

18. Mund të bllokoni një transaksion pa më pyetur?

Ne mund të refuzojmë të paguajmë një transaksion:

  • nëse kemi dyshime për sigurinë e kartës, ose llogarisë suaj, ose mendojmë se karta, apo llogaria juaj po përdoret në një mënyrë të paautorizuar, ose po keqpërdoret;
  • nëse nuk keni fonde të mjaftueshme në llogari për të mbuluar shumën e transaksionit dhe çdo tarifë të aplikuar mbi të;
  • nëse keni balancë negative në llogarinë tuaj;
  • nëse kemi arsye të besojmë se nuk po përdorni kartën, ose llogarinë sipas këtyre Kushteve dhe Termave;;
  • >nëse besojmë se një transaksion është i dyshimtë, ose i paligjshëm (për shembull, nëse besojmë se një transaksion është kryer në mënyrë keqadashëse); ose
  • për shkak të gabimeve, dështimeve (qoftë mekanike, ose ndryshe), ose refuzimit të procesimit të një transaksioni nga tregtarët, përpunuesit e pagesave, ose skemat e pagesave të tilla si Visa, SEPA, BACS, CHAPS, ose të tjera.

Në rast se ne refuzojmë kryerjen e një transaksioni, do t'ju informojmë menjëherë lidhur me arsyen, përveç rastit kur jemi ligjërisht të ndaluar. Ju mund të korrigjoni çdo informacion që kemi dhe që ka shkaktuar refuzimin e një transaksioni, duke kontaktuar Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit.

Karta mund të bllokohet dhe anulohet përgjithmonë, nëse përdorni PIN të gabuar 3 (tre) herë me radhë, gjatë përdorimit të ATM dhe në pikën e shitjes.

Ne mund të pezullojmë përkohësisht përdorimin e kartës për arsye të rëndësishme (mirëmbajtje, ose punimet të zhvilluesve, ndryshime të softuerit, etj.).

19. Mund t'a anuloj llogarinë e kartës së pagesave Visa dhe kartën time?

Ju keni të drejtë ligjore të anuloni llogarinë dhe kartën tuaj, deri në 14 ditë nga data kur llogaria juaj është hapur, pa pësoja, dhe ne do të rimbursojmë çdo tarifë të lëshimit të kartës. Ne mund t'ju zbresim Tarifën e Anulimit të Kartës, nëse kemi bërë shpenzime për të porositur kartën në emrin tuaj. Ju gjithashtu mund të anuloni kartën në çdo moment pas periudhës 14 ditore duke ju nënshtruar tarifave sikurse paraqiten në tabelën e Tarifave dhe Limiteve (neni 33) duke kontaktuar Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit, ose përmes aplikacionit celular, ose faqes web. Gjithashtu, ju duhet të prisni në gjysëm kartën e anuluar midis kutisë së nënshkrimit, shiritit magnetik dhe çipit.

Të gjitha tarifat do të shpërndahen, deri në kohën e përfundimit të kontratës dhe çdo tarifë e paguar në avancë do të rimbursohet proporcionalisht. Ju nuk do të keni të drejtë rimbursimi të parave që keni shpenzuar tashmë për transaksionet e autorizuara, ose në pritje, ose ndonjë tarifë për përdorimin e kartës, ose llogarisë përpara se karta, ose llogaria të anulohen, ose të skadojnë.

20. Mund të anulohet llogaria e kartës së pagesave Visa?

Ne mund të anulojmë llogarinë tuaj dhe këtë marrëveshje duke ju njoftuar të paktën dy muaj përpara. Arsyet e anulimit mund të përfshijnë:

  • nëse kjo marrëveshje, ose karta juaj skadon;
  • nëse nuk i përmbaheni një pjese të rëndësishme të kësaj marrëveshje, ose vazhdimisht nuk i përmbaheni marrëveshjes dhe nuk arrini t'a zgjidhni çështjen në kohën e duhur;
  • nëse veproni në një mënyrë kërcënuese, ose abuzive me stafin tonë, ose ndonjë nga përfaqësuesit tanë; ose
  • nëse nuk paguani tarifa, ose detyrime të lindura, ose nuk shlyeni balancën negative të krijuar në kartën tuaj.

Gjithashtu ne mund të anulojmë kartën, ose të bllokojmë menjëherë llogarinë tuaj nëse:

  • dyshojmë për përdorim të paautorizuar, ose keqpërdorim të kartës, ose llogarisë suaj;
  • kemi dyshime të tjera sigurie;
  • nevojitet t'a bëjnë këtë në zbatim të ligjit;
  • nëse nuk paguani tarifat, ose detyrimet e lindura, ose nuk shlyeni balancën negative të krijuar në kartën tuaj; ose
  • ka arsye të tjera për veprime të tilla sipas legjislacionit, ose Marrëveshjes së Përgjithshme të Shërbimeve të Pagesave.

Gjithashtu ne mund të refuzojmë hyrjen në llogarinë dhe/ose kartën tuaj, kur e konsiderojmë si risk të pastrimit të parave, ose financimit të terrorizmit, të mashtrimit, ose ndonjë aktiviteti tjetër kriminal. Nëse nevojitet të marrim këto veprime dhe kur është e mundur, ne do t'ju paraqesim arsyet, përveç rasteve kur ndalohet me ligji.

Në këto rrethana, ju duhet të na tregoni se çfarë dëshironi të bëjmë me fondet e mbetura papërdorur. Duhet të na informoni brenda 3 muajve nga data, kur ne ju njoftojmë që llogaria juaj është anuluar.

21. A mund t'i marr paratë që kam transferuar në llogari?

Ju mund të pastroni balancën në llogarinë tuaj duke shpenzuar dhe tërhequr në ATM, ose të transferoni fondet nga llogaria juaj. Shikoni tabelën e Tarifave dhe Limiteve (paragrafi 33) për tarifat që aplikohen.

Alternativë tjetër mund të jetë të kërkoni një rimbursim të fondeve në llogarinë duke kontaktuar Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit dhe duke konfirmuar që karta juaj është shkatërruar duke e prerë atë. Ne do t'i kthejmë fondet tuaja pa asnjë kosto, përveç nëse:

  • ju po kërkoni shlyerje para përfundimit, ose skadimit të kësaj marrëveshjeje;
  • ju anuloni këtë marrëveshje përpara çdo afati përfundimi, apo skadimi; ose
  • ju kërkoni shlyerjen pas më shumë se një vit pas datës së përfundimit, ose skadimit të kësaj marrëveshje.

Në rast se ndodh një prej këtyre situatave, atëherë ne do të ngarkojmë tarifa të tjera (shikoni tabelën e Tarifave dhe Limiteve (paragrafi 33)). Në të gjitha rastet e tjera nuk aplikohet asnjë tarifë shtesë për shlyerjen e parave elektronike. Në rast të riblerjes së parave elektronike, ju paguani një tarifë të rregullt komisioni për një transfertë, ose tërheqje parash e cila varet nga metoda e zgjedhur e transfertës/ tërheqjes së parave elektronike.

Zbatohen tarifat Standarde të komisionit Paysera për transferimin/tërheqjen e parave.

Ne nuk do të kthejmë vlerën e fondeve në llogari, nëse kërkesa për kthimin e fondeve është kryer gjashtë vite pas datës së përfundimit, ose skadimit të kësaj marrëveshjeje.

Të gjitha fondet do të kthehen në një llogari bankare të zgjedhur nga ju në EUR. Ne rezervojmë të drejtën për të parë pronësinë e llogarisë bankare tuaj përpara se të transferojmë fondet. Për të vepruar në përputhje me detyrimet ligjore, ne mund t'ju kërkojmë të na ofroni informacione të caktuara, si dokumentet e identifikimit përpara se të vijojmë me kërkesën tuaj për rimbursim. Në rast se nuk mund të paguajmë fondet në llogarinë e caktuar nga ju për arsye jashtë kontrollit tonë, ne do t'ju njoftojmë menjëherë. Pastaj ju kërkojmë të përcaktoni një llogari tjetër, ose të siguroni informacionin e nevojshëm për të shlyer fondet (ekzekutuar një pagesë).

Ju lutemi referojuni nenit 28 më poshtë për rrethanat në të cilat ne nuk ju japim një rimbursim.

22. A janë paratë në llogarinë e kartës së pagesave Visa të mbrojtura sikurse në llogarinë time bankare?

Llogaria dhe karta shoqëruese janë një produkt i parasë elektronike dhe megjithëse jemi të mbikëqyrur nga Banka e Lituanisë, ajo nuk mbulohet nga Fondi i Sigurimit të Depozitave të Republikës së Lituanisë. Asnjë skemë tjetër kompensimi nuk ekziston për të mbuluar humbjet e pretenduara në lidhje me llogarinë dhe kartën shoqëruese. Sidoqoftë, ne do të sigurojmë që të gjitha fondet e përfituara nga ju mbahen në një llogari të veçuar, në mënyrë që nëse nuk kemi mundësi të paguajmë, fondet tuaja do të mbrohen nga pretendimet e kreditorëve tanë.

23. Po në rast se kam një ankesë?

Nëse jeni të pakënaqur me mënyrën e menaxhimit të kartës ose llogarinë, mund të kontaktoni Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit, në mënyrë që të investigojmë rrethanat për ju. Çdo ankesë do të trajtohet shpejt dhe në mënyrë të drejtë.

Ne do të bëjmë çdo përpjekje të mundshme për të adresuar të gjitha ankesat. Ne do të përgjigjemi brenda 15 ditëve të punës pas pranimit të ankesës. Nëse një përgjigje e plotë nuk mund të sigurohet brenda këtyre afateve kohore, do t'ju dërgojmë një përgjigje paraprake që do të vijojë me një përgjigje të plotë brenda 35 ditëve të punës.

Nëse nuk jeni të kënaqur me zgjidhjen e ankesës suaj dhe nëse jeni konsumator ju mund të aplikoni në institucionin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të konsumatorit - Banka e Lituanisë - duke paraqitur një kërkesë të format pa pagesë dhe duke e dërguar atë në Shërbimin e Mbikëqyrjes në adresën e paraqitur në faqen web të tyre.

24. Po nëse ndryshoj detajet e të dhënave të mia?

Ju duhet të na paraqisni sa më shpejt të jetë e mundur nëse ndryshoni emrin, adresën, numrin e telefonit, ose adresën e emailit. Nëse ju kontaktojmë në lidhje me llogarinë tuaj, ne do të përdorim detajet më të fundit të kontaktit që na keni dhënë. Çdo mesazh me email ose SMS i dërguar tek ju do të paraqitet si i pranuar sapo të dërgohet nga ne. Ne nuk do të mbajmë përgjegjësi nëse detajet e kontaktit tuaj kanë ndryshuar dhe ju nuk na keni njoftuar.

25. Çfarë ndodh me informacionin tim personal?

Ne jemi kontrolluesi i të dhënave tuaja personale të cilat do të përdorim për të hapur, administruar dhe drejtuar llogarinë tuaj dhe për t'ju ofruar shërbime pagese. Me anë të kësaj ju pranoni që ne të kemi akses, përpunim dhe ruajtje të çdo informacioni që na ofroni, për qëllime të sigurimit të shërbimeve të pagesës për ju, ose ndryshe për të përmbushur këtë marrëveshje. Për informacion të mëtejshëm në lidhje me mënyrën se si do të përpunojmë të dhënat tuaja personale, ju lutemi shikoni Politikën e Privatësisë. Ju mund të tërhiqni pëlqimin për përpunimin e të dhënave tuaja duke mbyllur llogarinë.

26.A janë të ndryshueshme këto Kushte dhe Terma?

Ne mund t'i ndryshojmë këto Kushte dhe Terma duke ju njoftuar me e-mail, ose instrumente të tjera të dakorduara të paktën 60 ditë përpara aplikimit të ndryshimit. Ne do të supozojmë që ju jeni dakord me ndryshimet. Nëse nuk jeni dakord me ndryshimet, duhet të na kontaktoni para se ndryshimet të hynë në fuqi dhe ne do t'a anulojmë menjëherë llogarinë tuaj. Nëse anuloni llogarinë tuaj në këtë mënyrë, ne do t'ju kthejmë çdo fond të llogarisë dhe nuk do të mbahet asnje tarifë.

Një version i përditësuar i Kushteve dhe Termave të llogarisë, si edhe çdo njoftim për ndryshimet në të ardhmen do të jenë të disponueshme përmes faqes web tonë. Ju duhet të kontrolloni rregullisht faqen web dhe portalin e llogarisë suaj online për njoftime dhe ndryshime të tilla.

27. Kur mund të ndërpritet përdorimi i kartës së pagesave dhe llogarisë Visa?

>Herë pas here mundësia për të përdorur kartën, ose llogarinë tuaj mund të ndërpritet p.sh. kur ne kryejmë mirëmbajtjen e sistemeve. Nëse kjo ndodh, ju mund të mos jeni në gjendje të:
(a) përdorni kartën tuaj për të kryer blerje, ose tërheqje cash nga ATM dhe/ose
(b) siguroni informacion në lidhje me fondet në dispozicion në llogarinë tuaj dhe/ose për transaksionet tuaja të fundit.

Për më tepër, si në rastin e kartave të tjera të pagesës, ne nuk mund të garantojmë që një tregtar të pranojë kartën tuaj, ose që domosdoshmërisht të autorizojmë çdo transaksion të veçantë. Kjo mund të ndodhë për shkak të një problemi në sistem, diçka jashtë kontrollit tonë të arsyeshëm, në mënyrë që të jetë në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullave, ose për shkak se kemi pezulluar, kufizuar, ose anulluar llogarinë tuaj, ose kemi refuzuar t'a zëvendësojmë atë në përputhje me këto Terma dhe Kushte.

28. Cila është përgjegjësia jonë?

Nëse zbresim fonde nga llogaria juaj gabimisht, ne do t'i rimbursojmë ato. Nëse më pas konstatojmë se shuma e rimbursuar në të vërtetë ishte zbritur në mënyrë korrekte, ne mund t'ju tërheqim atë nga fondi juaj i disponueshëm dhe mund t'ju ngarkojmë një tarifë. Nëse nuk keni fonde të mjaftueshme në dispozicion, duhet të na ripaguani shumën menjëherë sipas kërkesës.

Nëse transaksione të paautorizuara ndodhin pasi të na keni njoftuar për humbjen, vjedhjen, kompromisin ose përdorimin e paautorizuar të kartës ose llogarisë tuaj dhe nuk keni keqpërdorur ose shkelur këto Terma dhe Kushte, atëherë ne do të jemi përgjegjës.

Ne nuk do të jemi përgjegjës:

  • në rast se një tregtar refuzon të pranojë kartën tuaj;
  • për çdo nërprerje, shkëputje, ose bashkim të shërbimit tonë me shërbimin e një pale të tretë, tek e cila besojmë për kryerjen e detyrimeve tona;
  • për refuzimin e autorizimit të një transaksioni;
  • për anulimin, ose pezullimin e përdorimit të kartës, ose llogarisë suaj;
  • për çdo humbje që lind nga pamundësia për të përdorur kartën tuaj, ose për të hyrë në llogarinë tuaj për shkak të ndërprerjeve;
  • për çdo humbje, ose dëmtim të drejtpërdrejtë, ose të tërthortë që mund të pësoni, përfshirë humbjen e të ardhurave, humbjen e reputacionit, dëshirën e mirë, mundësinë, ose kursime të pritura, si rezultat i përdorimit të plotë, ose të pjesshëm, ose pamundësisë për të përdorur kartën tuaj, aplikacionin celular, faqen web, ose llogarinë, ose përdorimi nga ndonjë palë e tretë (përveç nëse kërkohet ndryshe me ligj) i kartës, ose llogarisë suaj;
  • për cilësinë, sigurinë, ligjshmërinë, ose çfarëdo aspekti tjetër të çfarëdo malli, ose shërbimi të blerë me kartën tuaj; dhe
  • çdo rrethanë anormale dhe e paparashikueshme përtej kontrollit tonë, e çfarëdo lloji.

Lidhur me shërbimet SMS që ofrojmë, ne nuk jemi përgjegjës për mesazhet, njoftimet, ose komunikimet me tekst, të humbura, të vonuara, ose të padërguara. Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi për ndonjë problem teknik, kompjuterik, në internet, telefon, kabllor, elektronik, softuer, pajisje, transmetimi, lidhje internet, faqe web, ose çështje të tjera aksesi që mund të pengojnë për të aksesuar shërbimet SMS.

Këto Terma dhe Kushte nuk përjashtojnë përgjegjësinë e vdekjes, ose dëmtimit personal për shkak të neglizhencës, ose keqpërdorimit, ose keqinterpretimit me qëllime dyshuese, ose ndonjë përgjegjësi ligjore që nuk mund të përjashtohet, ose ndryshohet me marrëveshje midis palëve.

29.Kur mund të tarifohem (përveç tarifave në nenin 33)?

Ne mund t'ju ngarkojmë me të gjitha kostot e hasura gjatë marrjes së masave për t'ju ndaluar të përdorni llogarinë dhe të rikuperuar çdo vlerë që na detyroheni si rezultat i aktiviteteve tuaja, nëse ju:

  • përdorni kartën, ose llogarinë tuaj për aktivitete të dyshimta;
  • nuk keni përdorur kartën, ose llogarinë tuaj në përputhje me këto Terma dhe Kushte; ose
  • keni qenë jashtëzakonisht të pakujdesshëm, për shembull duke mos mbajtur kartën ose PIN tuaj të sigurt, ose duke mos na njoftuar menjëherë pas humbjes së kartës suaj, vjedhjes, ose përdorimit nga dikush tjetër, ose aty ku llogaria juaj është komprometuar.

Në këto rrethana ne nuk do të rimbursojmë transaksionet dhe ne rezervojmë të drejtën t'ju tarifojmë për çdo kosto të arsyeshme që kemi hasur gjatë kryerjes së veprimeve për t'ju ndaluar të përdorni llogarinë tuaj dhe për të rimarrë çdo para që detyroheni si rezultat i aktiviteteve tuaja.

Nëse nuk keni keqpërdorur, ose neglizhuar dhe keni përdorur kartën dhe llogarinë tuaj në përputhje me këto Terma dhe Kushtet, përgjegjësia juaj maksimale për çdo transaksion të paautorizuar që rezulton nga përdorimi i një karte të humbur, ose të vjedhur, ose detaje para se të na njoftoni, do të jetë 50 EUR.

Gjithashtu ne mund t'ju tarifojmë, nëse duhet të ndërhyjmë manualisht për të përfunduar një pagesë, ose për të ndrequr gabime në llogari, të shkaktuara nga një gabim, ose mosveprim nga ana juaj.

30. Është e lejueshme t'u jap akses palëve të treta?

Ju mund t'i lejoni akses në llogarinë tuaj në online Palëve të Treta Siguruese të rregulluara ("TPP") (përfshirë Ofruesit e Shërbimit të Informacionit të Llogarive ("AISPs") dhe Ofruesve të shërbimeve të inicimit të pagesave ("PISPs"); ose për të kryer pagesa, për të përfituar balancën e llogarisë, ose për të përfituar informacion rreth transaksioneve paraprake.

Para se të jepni pëlqimin tuaj për një TPP, duhet të:

a) siguroheni që TPP është i autorizuar dhe mban lejet rregullatore të duhura;
(b) kontrolloni se në çfarë niveli aksesi keni lejuar, si do të përdoret llogaria juaj dhe shkalla në të cilën të dhënat tuaja do të ndahen me palët e treta; dhe
(c) njihuni me detyrimet dhe të drejtat tuaja sipas marrëveshjes së TPP-së, veçanërisht të drejtën tuaj për të tërhequr pëlqimin e aksesit në llogarinë tuaj.<

Ne mund të refuzojmë të lejojmë akses të një TPP në llogarinë tuaj, kur dyshojmë për akses keqadashës, ose të paautorizuar.

Ne nuk jemi palë, ose përgjegjës për ndonjë marrëveshje midis jush dhe një TPP. Ju jeni subjekt i të drejtës së rimbursimit nën këto Terma dhe Kushte, ne nuk do të kemi përgjegjësi për:

(a) çfarëdo humbje, si rezultat i përdorimit të një TPP dhe lidhjes së marrëveshjes me një TPP; dhe
(b) çdo veprim që TPP kryen në lidhje me pezullimin, ose përfundimin e përdorimit të shërbimit të tyre, ose për ndonjë humbje si rezultat.

31. Mund të nënshkruaj të drejtat, ose detyrimet e mia sipas këtyre Termave dhe Kushteve?

Ju nuk mund të transferoni, ose caktoni ndonjë të drejtë, ose detyrim, që mbani sipas këtyre Kushteve dhe Termave, te ndonjë person tjetër pa pëlqimin tonë paraprak me shkrim. Ne mund të caktojmë benefitet dhe detyrimet e Kushteve dhe Termave tek çdo person tjetër, në çdo kohë duke ju njoftuar dy muaj përpara. Nëse e bëjmë këtë, të drejtat tuaja nuk do të preken.

32. Legjislacioni

Këto Terma dhe Kushte do të interpretohen në përputhje me ligjet e Republikës së Lituanisë dhe do t'i nënshtrohen juridiksionit ekskluziv të gjykatave të Republikës së Lituanisë.

33. Cilat janë tarifat dhe limitet?

Tarifat dhe limitet e Paysera do të jenë gjithmonë në dispozicion përmes faqes web tonë.

Karta e pagesave Visa dhe llogaria juaj lëshohet nga Finansinės paslaugos “Contis”, UAB i cili është i autorizuar nga Banka e Lituanisë për të lëshuar para elektronike (kodi i kompanisë: 304406236) dhe është anëtar i Visa. Zyra qendrore e regjistruar është Pilaitės pr. 16, Vilnius, Lituani.
Kujdes karta e pagesave Visa dhe llogaria janë produkt i parasë elektronike dhe megjithëse jemi të mbikëqyrur nga Banka e Lituanisë, ajo nuk mbulohet nga Fondi i Sigurimit të Depozitave të Republikës së Lituanisë. Ne sigurohemi që çdo fond i pranuar nga ju të mbahet në një llogari të veçuar, në mënyrë që në një rast të jashtëzakonshëm, kur Finansinės paslaugos "Contis", UAB të jetë i paaftë për të paguar, fondet tuaja do të mbrohen nga pretendimet e kreditorëve.