Pagesa Masive përmes API



Pagesat masive përmes API ju lejojnë të kryeni pagesa të shumëfishta në kohë reale direkt nga çdo sistem kontabël ose biznesi.

Pagesa të automatizuara

Kompanitë e mëdha, platformat e-commerce, institucionet financiare shpesh duhet të kryejnë shumë pagesa në një kohë të shkurtër. Paysera mund t'a lehtësojë, sepse pagesat në masë përmes API kryhen me lehtësi, shpejtësi dhe çmim të ulët. Nuk ka nevojë të hyni çdo herë në sistemin Paysera ose atë bankar, pagesat mund të iniciohen nga llogaria ose sistemi juaj i biznesit i cili integrohet në Paysera përmes ndërfaqes të sigurt API.

Çmimet e transfertave të shpejta dhe konkuruese

Transfertat kryhen në mbi 10 000 banka dhe mbi 180 vende me një çmim shumë të favorshëm dhe paratë zakonisht arrijnë tek përfituesi brenda vetëm 30 minutave. Çmimi ynë është jashtëzakonisht i ulët, prandaj zakonisht transfertat përmes Paysera kushtojnë më pak sesa përmes bankave.

Normat e valutës dhe këmbimit

Paysera ofron këmbim valutor me norma shumë të favorshme. Tani mund të mbani fonde në llogari në 30 valuta të ndryshme dhe t'i përdorni ato për transferta ndërkombëtare dhe lokale. Konvertimi i valutës gjithashtu mund të bëhet automatikisht përmes API.

Hyni me llogarinë Paysera



Lejoni klientët tuaj të hyjnë në sistemin tuaj me disa klikime të një butoni, pa regjistrime të tjera

Verifikimi i të dhënave

Sistemi juaj gjithmonë do të marrë vetëm të dhënat e verifikuara të klientit dhe informacionet e kontaktit. Nëse informacioni ndryshon, ai do të përditësohet automatikisht dhe klientit nuk do t'i duhet të shqetësohet për verifikimin e të dhënave.

Administrimi i të dhënave

Klienti mund të zgjedhë se cilat të dhëna personale dëshiron të transferojë në sistemin tuaj, ashtu si edhe sistemi juaj mund të caktojë se cilat të dhënat e kërkuara.

Hyrje e sigurtë

Ky shërbim do t'a bëjë më të sigurtë hyrjen në sistemin tuaj, pasi verifikimi i hyrjes do të kryhet nga sistemi Paysera. Klientit tuaj nuk do t'i duhet të krijojë fjalëkalim tjetër.

Automatizimi i njoftimeve për pagesat



Automatizoni proçeset që nuk kërkojnë pjesëmarrjen tuaj.

Njoftimet në kohë reale

Përfitoni informacion në lidhje me rrjedhën e parave në llogarinë tuaj në sistemin tuaj informativ në kohë reale.

Transferim i sigurt i të dhënave

Informacioni rreth rrjedhës së parave në llogarinë tuaj është koduar dhe dërguar sipas një protokolli të sigurt në sistemin tuaj informativ.

Integrimi direkt

Integrimi me programet e kontabilitetit do t'ju ndihmojë të shmangni importimin e panevojshëm të të dhënave. Të gjitha informacionet do të jenë të disponueshme në sistemin tuaj.

Këmbimi dhe administrimi i të dhënave të transfertave në banka



Ky sistem ju lejon të transferoni automatikisht paratë direkt nga llogaria juaj Paysera në çdo bankë ose në një sistem tjetër.

I besueshëm dhe i sigurtë

Ju do të siguroheni që klientët do të paguajnë faturat duke i konfirmuar ato me një klik të butonit dhe nuk do të humbasin kohë për plotësimin e formularëve.

Shpejt dhe lehtë

Urdhër transfertat e parave të autorizuara do t'ju lejojnë të kryeni një transfertë konsiderueshëm më shpejt. Ju nuk keni pse të hyni në sistem sërisht ose të plotësoni një urdhërpagesë.

API Banking i hapur i Paysera



Shërbimet e Inicimit të Pagesave (PIS)

Mund të operohet nga një Ofrues i Shërbimit të Inicimit të Pagesave (PISP) i liçencuar, i cili zotëron një çertifikatë të eIDAS për inicimin e pagesave dhe kontrollimin e statusit të tyre, sipas udhëzimit të PSU.

Llogaria e Shërbimit të Infomacionit (AIS)

Mund të operohet nga një Ofrues i Shërbimit të Inicimit të Pagesës (PISP) i liçensuar që zotëron një çertifikatë eIDAS për inicimin e pagesave dhe kontrollimin e statusit të këtyre pagesave, sipas udhëzimeve të PSU.

Konfirmim i Shërbimit të Fondeve

Mund të drejtohet nga një Lëshues i Instrumentit të Pagesës Bazuar në Kartë (CBPII) i liçensuar, që zotëron një çertifikatë eIDAS për krijimin e një kërkesë të miratuar të fondeve të konfirmuara, sipas udhëzimit të PSU.