Benefitet dhe mundësitë



Fushë përdorimi e gjerë

Pagesat me SMS janë veçanërisht të përshtatshme për vlera të vogla parash. Mund të jetë një tarifë anëtarësimi në një faqe web, votimi përmes një numri të shkurtër në lojëra radiofonike, apo televizive dhe kredite për lojëra online, ose celulare.

Plot shtete dhe operatorë

Shërbeni klientët nga e gjithë bota. Pagesat SMS janë të vlefshme në më shumë se 50 vende dhe përmes të gjithë operatorëve kryesorë celularë. Sistemi është përkthyer në 18 gjuhë, dhe pagesat mund të kryhet në valutën vendase.

Ndani pagesën

Përdorni posaçërisht funksionalitetin SMS bank ju lejon të paguani deri në  43 EUR për një blerje me këste. Klienti thjesht do të duhet të dërgojë më shumë se një mesazh SMS premium, derisa shuma totale të mblidhet.

Fjalët kyçe të SMS dhe pajtimi

Krijoni monedha dhe norma virtuale për lojërat tuaja. Vendosni normat SMS individuale dhe caktoni fjalë kyçe. Klientëve tuaj thjeshtë do i duhet të dërgojnë një SMS me fjalën kyçe tek një numër i shkurtër të cilin ne e sigurojmë për ju.
Aktivizoni pajtimin SMS dhe merrni pagesa çdo muaj automatikisht.

Të gjitha të ardhurat në një llogari

Ju nuk keni nevojë për marrëveshje me operatorët celular nga vende të ndryshme. Pagesat e SMS-ve mblidhen në një llogari Paysera, ku lehtësohet më tej paraqitja e statistikave të detajuara dhe raporteve.

Administrim i përshtatshëm

Është e lehtë për të administruar një, ose disa projekte pagese me SMS, pasi llogaria mund të aksesohet në çdo kohë të ditës duke hyrë në sistemin e e-pagesave Paysera.

Paraqisni prokurë

Zotëruesi i llogarisë mund të ofrojë prokurë dhe të lejojë të drejta për administrimin e informacionit teknik të pagesave. Para integrimit, mjafton që programuesit të hapin një llogari pa pagesë dhe të përfundojë identifikimin.

SMS plugin

Përdorni plugin tonë të parapërgatitur që gjeneron fjalë kyçe automatikisht. Ju duhet vetëm të vendosni valutat, normat virtuale dhe të ngarkoni kodin plugin të gjeneruar në faqen web tuaj, ose në serverin e lojrave të internetit.

Instrumente pa pagesë

Përdorni bibliotekën PHP, nëse planifikoni të autorizoni pagesa vetë.

SMS pa integrim

Gjithçka duhet të bëni është të krijoni fjalë kyçe, të vendosni normat dhe të zgjidhni një, ose disa numra të shkurtër. Fjalëkalimet dhe numrat e shkurtër mund të shpallen gjatë një loje radiofonike, ose televizive, ose thjesht të publikohen në faqen web.

Lehtë për t'u instaluar dhe testuar

Mjafton të krijoni një fjalë kyçe dhe klientët tuaj tashmë mund të dërgojnë mesazhe në numrin e shkurtër e ofruar. Nëse e integroni në faqen web, ose në server do mund të shikoni informacionin teknik të dërgesave SMS në një listë speciale.

Mbështetja teknike pa pagesë

Përdorni faqen web për programuesit, ku dokumentacioni teknik dhe instrumentet për të punuar në mënyrë autonome janë dhënë. Nëse keni ndonjë pyetje, kontaktoni Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit të cilët ju ofrojnë konsultim pa pagesë.

Nga t'ja nis?



#
Hapni një llogari pa pagesë Paysera dhe përfundoni identifikimin.
#
Regjistroni dhe konfirmoni projektin në sistem të aktivitetit tuaj.
#
Konfiguroni një plugin, bibliotekë PHP dhe ngarkojeni atë në kodin tuaj të programimit.
#
Shikoni pagesat* dhe informacionin në dërgesat SMS duke hyrë në sistemin e pagesave.


*Pagesat SMS të përfituara nga Paysera paguhen një herë në muaj, ose pak më rrallë.