Partneritet i suksesshëm



Paysera është një Institucion Financiar i cili ofron transfere ndërkombëtare të parave, këmbim i valutave dhe biznesi i përpunimit të pagesave elektronike, që funksionon me sukses që nga viti 2004. Ne sjellim së bashku teknologjinë dhe pagesat duke krijuar zgjidhje të thjeshta, të shpejta dhe me kosto efektive për klientët individual dhe biznesit, kudo dhe në çfarëdo kohë.

Ne gjetëm një formulë unike partneriteti që funksionon: u japim partnerëve tanë gjithçka që u nevojitet për të filluar një biznes fintech, ndërsa partnerët tanë lokal mund të përqëndrohen në pjesën tregtare dhe zhvillimore të biznesit > në vendin e tyre.

Aktualisht, Paysera ka përfaqësues në Letoni, Estoni, Poloni, Bullgari dhe Rumani, dhe po punon për të shtuar 3 vende të tjera shumë shpejt.

Pasi kemi arritur rezultate të shkëlqyera, ne nuk kemi ndërmend të ndalemi këtu. Për momentin, ne jemi duke kërkuar në mënyrë aktive partnerë ndërkombëtarë për t'u bashkuar me rrjetin tonë në rritje të shpejtë të institucioneve financiare.

Cfarë mund të presësh si partner?



#
Duke fituar një partneritet Paysera dhe ekskluzivitetin në tregun tuaj lokal, ju do të merrni të gjitha mjetet e nevojshme për fillimin dhe drejtimin e një biznesi të suksesshëm dhe të integruar ndërkombëtar pagese.
  • Do të keni menjëhere çasje në transferet ndërkombëtare në internet, një platformë të përpunimit të pagesave dhe sistemet e nevojshme të biznesit
  • Ne do t'ju ofrojmë integrimin e sistemit dhe adaptimin e shërbimeve, hyrjen në një infrastrukturë shumëkombëshe të bankave dhe partnerëve të tjerë, trajnimin dhe mbështetjen e nevojshme, si dhe marketingun dhe materialet e shitjes.
  • Ne do t'ju mbështesim vazhdimisht duke ofruar përditësime dhe përmirësime të softuerit, duke ndihmuar për të filluar shërbime dhe produkte të reja dhe duke siguruar IT dhe mbështetje për marketing.
  • Do të keni qasje në sisteme gjithëpërfshirëse të menaxhimit të biznesit, 'njohuri-ekspertizë' të përmirësuar dhe të azhurnuar vazhdimisht, si dhe mbështetje ad-hoc me çështjet e biznesit, marketingut dhe menaxhimit financiar.
  • Ekskluzivitet për vendin ose rajonin tuaj.

Cfarë presim nga partnerët?



Është e rëndësishme që partneri të përmbushë disa kërkesa dhe parakushte për të arritur sukses në biznesin e pagesës elektronike.

Nga një partner ideal i biznesit Paysera që presim (duhet të ketë):

  • Përvojë në administrimin e një biznesi të suksesshëm;
  • Një reputacion i besueshëm dhe i pastër kristal;
  • Aftësitë e investimit;
  • Një gatishmëri për të pasuruar tregun lokal të pagesave me zgjidhje inovative dhe miqësore me kostot;
  • Gatishmëria për të aplikuar për licencë të parasë E (ose ekuivalente).

    Është e preferueshme që ekskluziviteti ideal Paysera të ketë:

    • Përvojë në sektorin bankar ose financë;
    • Një rrjet i mirë në komunitetin e biznesit lokal.
    • Madhësia e investimit paraprak:

    • Tarifa e hyrjes është 30 000 EUR, e cila përfshin përshtatjen e shërbimit dhe trajnimin;
    • Investimi fillestar fillon nga 300 000 EUR deri në pikën ROI, i cili përfshin investime në një zyrë, burime njerëzore, marketing dhe shpenzime të tjera të bëra;
    • Kapitali duhet të mbahet sipas rregullave për një licencë lokale të parasë për bankën elektorinike (ose ekuivalent).
#

Filloni një biznes fintech në vendin tuaj!

Contact us by email [email protected]

ose plotësoni një formular duke klikuar butonin më poshtë.