Të gjitha kategoritë

Si të rimbushni llogarinë tuaj Paysera?

#
Ka disa mënyra të ndryshme për të rimbushur llogarinë tuaj Paysera për ta përdorur atë. Nga deponimi i parave të gatshme deri te dërgimi i parave nëpërmjet transferit bankar - të gjitha ato janë të renditura në këtë udhëzues. Vazhdoni të lexoni për të mësuar më shumë.

Gjeneroni udhëzime rimbushjeje përmes bankingut online

  • Së pari, kyçuni në llogarinë tuaj;
  • Në menynë në të majtë, zgjidhni Llogaritë dhe Kartelat > Rimbushja e llogarisë;
  • Zgjidhni llogarinë që dëshironi të rimbushni;
  • Zgjidhni vendin ku do të kryhet rimbushja nga;
  • Zgjedhni valutën të mbushjes dhe mos harroni të shtypni Përditësoni instruksionet.

Gjeneroni udhëzime rimbushjeje përmes aplikacionit

  • Së pari, kyçuni në aplikacionin Paysera;
  • Në menunë në fund, zgjidhni Rimbushni;
  • Në dritaren e sapohapur, do të shihni udhëzimet se si ta bëni rimbushjen e llogarisë;
  • Zgjidhni llogarinë që dëshironi të rimbushni;
  • Zgjidhni vendin nga do të kryhet rimbushja;
  • Zgjidhni valutën për rimbushje.
  • Zgjidhni llojin e rimbushjes. Do të shfaqen të gjitha metodat e disponueshme të rimbushjes së llogarisë. Zgjidhni një prej tyre.
#

Metoda të ndryshme për të rimbushur llogarinë tuaj Paysera

Pas gjenerimit të udhëzimeve të rimbushjes, do të shihni se ka disa mënyra që valuta të ndryshme të shtohen në llogarinë tuaj Paysera. Ja disa prej tyre:

Mbushni me transfer bankar në llogarinë tuaj IBAN (euro)

Nëse jeni duke bërë një transfer në EUR, ju mund ta kryeni atë direkt në IBAN llogarinë tuaj. Paysera është anëtare e sistemeve si p.sh SEPA, SEPA Instant, dhe TARGET2, të cilat lejojnë marrjen e pagesave në EUR nga e gjithë bota.

Mbushni me transfer bankar në valuta të tjera

Kur gjeneroni udhëzime për rimbushje, do të shihni se mund të rimbushni në valuta të ndryshme duke kryer një transfer nga një nga bankat e listuara në udhëzime. Nëse ndiqni udhëzimet, marrësi i transferit do të jetë në të vërtetë Paysera dhe jo ju. Në fushën "Qëllimi i pagesës" do të futni numrin tuaj Paysera EVP dhe pasi të merren paratë, shuma do të kreditohet në llogarinë tuaj personale Paysera.

Mbushje e automatizuar e llogarisë

Kjo metodë e rimbushjes është e disponueshme vetëm në disa vende ku Ofrohet shërbimi i nisjes së pagesës Paysera (PIS). Pas gjenerimit të udhëzimeve nëpërmjet internetit, mund të shihni një opsion për të bërë një rimbushje të automatizuar të llogarisë, që do të thotë se pasi të zgjidhni bankën tuaj, do të ridrejtoheni në faqen e bankës dhe do t'ju duhet vetëm të rishikoni detajet e pagesës dhe të konfirmoni ato. Kjo është më e shpejtë dhe më e lehtë sesa një rimbushje manuale nëpërmjet transferit bankar.

Mbushni llogarinë Paysera me para kesh

Në disa vende, ofrohet gjithashtu rimbushje me para. Një barkod i rimbushjes së parave do të krijohet në aplikacionin tuaj ose në bankingun në internet nëse kjo veçori ofrohet në vendin dhe valutën tuaj të zgjedhur. Për shembull, është një metodë e njohur e rimbushjes në Lituani dhe Latvi.

Rimbushja me kesh mund të bëhet gjithashtu në qendrën e mbështetjes së klientit Paysera në Prishtinë, dhe Pejë. Të gjitha ato mund t'i shihni në aplikacion: kyçuni në aplikacion> Rimbush > Zgjedhni Kosovë dhe EUR > Rimbushni në kesh > Prekni në kunjin e hartës në pjesën e sipërme djathtas për të parë të gjitha lokacionet.

Megjithatë, kini parasysh se ka raste kur nuk nevojitet barkodi i rimbushjes dhe mjafton një dokument personal. Ju mund t'i shihni të gjitha kërkesat e nevojshme për rimbushje dhe tërheqje të parave në vendet tona në website.