Të gjitha blogjet

Pyetjet më të kërkuara në Google rreth Paysera

#
A keni kërkuar ndonjëherë ndonjë gjë në Google për Paysera? Kontrolloni nëse pyetja juaj është ndër pyetjet më të shpeshta në internet! Dhe le t'ju kursejmë kohë. Merrni përgjigjen tuaj direkt nga ekipi Paysera.

1. A është Paysera një bank?

Paysera nuk është një bankë, por një institucion i parave elektronike, në industrinë e quajtur edhe EMI ose fintech. Paysera ka një licencë të institucionit të parasë elektronike, e cila është paksa e ndryshme nga ajo bankare. Ajo ofron një shërbim të gjerë të produkteve që janë shumë të ngjashme me ato që mund të gjeni në bankat tradicionale.

Megjithatë, Paysera ofron një mori përfitimesh të ndryshme që janë të rralla në bankat tradicionale, si p.sh.:hapja e llogarisë online dhe menaxhimi i lloagrisë (nuk duhet të vini kurrë në një degë fizike) support llogaria nuk ka mirëmbajtje, etj.

2. A është Paysera e sigurtë?

Po, Paysera është një institucion i licencuar i parave elektronike dhe është i sigurtë për t'u përdorur. Kompania rregullohet nga Banka Qendrore e Kosovës.

Gjithashtu, paratë e klientëve të Paysera janë të ndara nga fondet e kompanisë, kështu që nëse, kompania do të falimentonte, paratë e klientëve nuk do të prekeshin. Sigurisht, ky rast ka shumë pak gjasa, pasi Paysera është një nga pak kompanitë që është fitimprurëse për 17 vjet me radhë tani!

Ne gjithashtu i edukojmë vazhdimisht klientët tanë se si të mos mashtrohen nga mashtruesit financiarë, pasi kjo është globalisht një nga arsyet kryesore pse njerëzit priren të humbasin para këto ditë.

#

Këta janë disa nga artikujt tanë për mënyrën e përdorimit të sigurta të Paysera:

3. A është Paysera një kartelë Visa?

Hah! Jo, Paysera nuk është një kartelë Visa, por ne e kemi një! Mbajtësit e llogarisë Paysera mund të porosisin Paysera Visa debit kartela online përmes Qendrës tonë të Thirrjeve +383 38 607607.

Kartela ka një tarifë për porosi dhe mirëmbajtje dhe mund të përdoret në mbarë botën, kudo ku pranohet Visa.

Si të merrni një kartelë Visa?

#

4. Si të hapni një llogari Paysera?

Ju mund ta hapni llogarinë Paysera plotësisht online, pavarësisht nëse jeni një biznes apo përdorues privat.

Për këtë do t'ju duhet të shkarkoni aplikacionin Paysera Mobile Wallet, të regjistroheni, vazhdoni verifikimin, dhe siguroni dokumente si pasaportë ose kartelë identiteti.

Lexoni udhëzimet tona hap pas hapi se si ta bëni atë >

5. Si të fshini llogarinë në Paysera?

Nuk do të donim që ju të largoheshit, por ia vlen të dini gjithsesi se mund ta mbyllni llogarinë tuaj Paysera plotësisht online. Përpara se ta bëni këtë – kontrolloni nëse nuk keni borxhe ose bilanc pozitiv në llogarinë tuaj dhe nëse keni – transferoni paratë. Gjithashtu, duhet të bllokoni veçmas përgjithmonë kartelën tuaj Visa.

Pasi të ndërmerren këto hapa, do t'ju duhet të dërgoni email në [email protected] nga email adresa juaj e konfirmuar në sistemin tonë ose të na telefononi në +383 38 607 607 dhe kërkoni të fshini llogarinë tuaj Paysera.

Lexoni udhëzime të hollësishme se si të mbyllni llogarinë tuaj Paysera >

#

6. Si të lidhni Paysera me PayPal?

Pasi të keni një kartelë Visa, mund ta lidhni lehtësisht me PayPal dhe sisteme të tjera pagesash. Për të lidhur kartelën tuaj Paysera me PayPal – hyni në llogarinë tuaj PayPal, shtypni "Kuletën" > "Lidhni një kartelë debiti ose krediti" > Plotësoni formularin me të dhënat e kartelës Paysera dhe shtypni "Lidh një kartelë".

Shënim: duhet të keni të paktën 1,50 EUR në kartelën tuaj për ta lidhur atë me PayPal.

Shikoni udhëzime video se si të lidhni kartelën tuaj Paysera me PayPal >

7. A mund ta përdor Paysera pa kartelë?

Po, mund të përdorni Paysera pa kartelë. Paysera u ofron klientëve të saj llogari evropiane IBAN dhe këto mund të përdoren për të bërë transfere parash, për të konvertuar monedha, dhe më shumë.

Për më tepër, klientët Paysera mund të porosisin kartela debiti Visa - për të bërë blerje në internet dhe për të paguar me kartelë, për ta shtuar atë në Google Pay, Apple Pay dhe për ta lidhur atë me PayPal dhe sisteme të tjera pagesash. Më shumë rreth kartelës Paysera >

8. A mund të blej kripto me Paysera?

Jo, nuk mund të blini kriptovaluta me Paysera dhe nuk mund të tërhiqni fonde nga faqet e internetit të tregtimit të kriptove në llogarinë tuaj Paysera.

Përdorimi i Paysera për tregtimin e kriptove është rreptësisht i ndaluar dhe i përshkruar në politikat e Paysera. Injorimi i kësaj do të rezultojë në kufizime të llogarisë dhe, përfundimisht, në mbyllje.

9. Ku funksionon Paysera?

Paysera funksionon në shumë vende anembanë globit. Mund të gjeni listën e plotë të vendeve ku punon Paysera këtu.

Në disa rajone Paysera ofron vetëm shërbime të pjesshme - për shembull, në Algjeri, ju mund të hapni një llogari Paysera, por kartelat dorëzohen vetëm në vendet e Zonës Ekonomike Evropiane. Megjithatë, nëse ju ndodh që tashmë keni një kartelë, mund ta përdorni atë në çdo vend ku pranohen kartelat Visa.