Si të hapni llogari në Paysera?
Pse duhet të hap llogari në Paysera?
Hap llogari në Paysera FALAS!
REGJISTROHUNISa kushton hapja e llogarisë në Paysera?
Hapja e një llogarie personale Paysera është pa pagesë dhe nuk ka as tarifë administrative mujore. Tarifa shtesë zbatohen vetëm për shërbimet shtesë si porositja dhe mirëmbajtja e kartelave, etj. Të gjitha ato mund të gjenden në faqen e internetit të Paysera.
Si të hapni llogari në Paysera, udhëzimet hap pas hapi
- Shkarkojeni aplikacionin Paysera Mobile
Hapja e llogarisë është e mundëshme nëaplikacionin Payseraonly. Shkarkojeni atë në Play Store, App Store ose Huawei AppGalleryfalas, dhe filloni.
- Regjistrohu
Hapni aplikacionin Paysera, zgjidhni gjuhën tuaj dhe shtypni "Krijo llogari".
Futni numrin tuaj të telefonit dhe krijoni një fjalëkalim të sigurtë (me këtë fjalëkalim do të mund të identifikoheni në llogarinë tuaj nëpërmjet bankingut online Paysera bank.paysera-ks.com nëse është e nevojshme).
Do të merrni një kod verifikimi me SMS. Futeni atë në aplikacion për të konfirmuar numrin tuaj të telefonit.
Në fund, krijoni një kod kalimi për të hapur aplikacionin Paysera në telefonin tuaj sa herë që dëshironi ta përdorni. Identifikimi biometrik si hapja e aplikacionit me gjurmë gishtash ose njohje fytyre është gjithashtu i disponueshëm, nëse mbështetet në pajisjen tuaj.
- Konfirmojeni email adresën tuaj
Pas regjistrimit, duhet të identifikoheni në mënyrë që të filloni të përdorni llogarinë.
Klikoni në njoftimin e identifikimit në aplikacionin Paysera dhe ndiqni hapat.
Së pari, konfirmoni email adresënt tuaj. Futni adresën dhe thirrni kodin e konfirmimit që duhet të kishit marrë në atë email adresë.
- Plotësoni KYC pyetësorin tuaj (Njihni klientin tuaj).
Plotësimi i KYC pyetësorit tuaj është një kërkesë ligjore për të gjithë klientët.
Kërkon t'i përgjigjeni disa pyetjeve në lidhje me statusin tuaj financiar, si p.sh.
Cilat janë burimet më të zakonshme për fondet tuaja? Paga juaj apo paratë e burses!
Sa është qarkullimi juaj i pritshëm mujor? A prisni të merrni deri në 1,000 EUR në muaj në këtë llogari ose më afër 10,000 EUR?
A mbani ju apo të afërmit tuaj ndonjë post politik?
Së fundi, konfirmoni nëse jeni ju personi që do të përdorni këtë llogari.
Më shumë informacione për KYC pyetësorin tuaj >
- Dërgo dokumentet
Hapi i fundit është të plotësoni identifikimin duke paraqitur dokumentet tuaja personale, si pasaportën ose letërnjoftimin.
Pas dorëzimit të dokumentit, do t'ju kërkohet të bëni një selfie, në mënyrë që të shohim se jeni i njëjti person si në dokumentin e dhënë.
Kjo është e gjitha! Llogaria juaj tani është e hapur. Dokumentet tuaja do të kontrollohen brenda një ose dy ditësh dhe më pas mund të filloni të përdorni llogarinë tuaj për dërgimin dhe marrjen e parave, konvertimin e monedhave, blerjet në internet etj.
Si të rimbushni llogarinë tuaj Paysera?
Për të bërë transferin tuaj të parë përmes Paysera, do t'ju duhet të rimbushni llogarinë tuaj Paysera. Ju mund ta bëni këtë duke bërë një transfer të rregullt bankar.
Lexoni udhëzimet e detajuara se si të dërgoni para në llogarinë tuaj dhe të filloni
Ide të dobishme për klientët e rinj
- Cilat janë ndryshimet midis versionit mobil dhe desktopit Paysera?
- Ku të kontrolloni nëse shërbimet Paysera nuk funksionojnë?
- Si mund të kontaktoj Shërbimin ndaj Klienit?
- Pse është llogaria ime e bllokuar ose e kufizuar ?
- Si të porositni kartelën në Paysera
- Si të mbroni veten nga mashtruesit?
- Na ndiqni në rrjetet sociale dhe njoftohuni për përditësimet tona të fundit!