Kartela e pagesave World Debit MasterCard

Kartela e pagesës Paysera World Debit MasterCard është një mënyrë e përshtatshme dhe e besueshme për të mbajtur gjithnjë paratë tuaja.

Mund të porosisni një kartelë, të zgjidhni ngjyrën e saj dhe të menaxhoni llogaritë tuaja përmes aplikacionit Paysera Super App. Nëse e përdorni kartelën tuaj për blerje online, aplikacioni mund t’ju ndihmojë gjithashtu ta siguroni atë duke kërkuar konfirmimin e porosisë.

Kartela World Debit MasterCard mund të shtohet gjithashtu në Google Pay.

#
#

Kartela për pagesa World Debit MasterCard për shpenzimet ditore

Zgjidhni mes një dizajni të kaltër të errët dhe rozë. Gjeni kartelën tuaj në kuletën tuaj menjëherë!
Hyni në llogarinë tuaj Paysera dhe kontrolloni cilat dizajne kartelash janë të disponueshme.

Pagesa të shpejta dhe moderne

#

Porositja e një kartelë

Të gjithë klientët e Paysera Kosova që kanë përfunduar procesin e identifikimit dhe kanë arritur moshën 16 vjeç, mund të porosisin një kartelë World Debit MasterCard. Një person mund të porosisë deri në 10 kartela shtesë. Mund ta porosisni kartelën shpejt dhe lehtë duke hyrë në e-banking të Paysera ose në Super App. Ju lutemi vini re se porositë e kartelave duhet të konfirmohen në aplikacionin Paysera Super App.

#

Menaxhimi i llogarisë me telefon

Duke u regjistruar në Aplikacionin Super Paysera, jo vetëm që do të mund të kontrolloni bilancin e llogarisë suaj të kartelës, por gjithashtu të shkarkoni ekstraktet e llogarisë, të kryeni transferet në banka të tjera, dhe të dërgoni para menjëherë nga llogaria juaj kryesore në llogarinë e kartelës dhe anasjelltas. Nëse është e nevojshme, do të mund të verifikoni PIN kodin tuaj në aplikacion ose të bllokoni kartelën tuaj nëse e humbisni atë.

#

Pagesat pa kontakt

Për të bërë pagesa të vogla në dyqane – thjesht prekni kartelën te lexuesi dhe mbuloni shpenzimet tuaja pa pasur nevojë të futni PIN kodin. Për më shumë komoditet, shtoni kartelën tuaj World Debit MasterCard në Google Pay dhe thjesht paguani me telefonin tuaj.

#

Transaksionet në para

Tërheqja e parave me kartelë World Debit MasterCard është e disponueshme në mbarë botën – në të gjitha ATM-të që ofrojnë shërbime për kartela World Debit MasterCard. Kur tërhiqni para në euro, zgjidhni tërheqjen pa konvertim – kështu do të shmangni pagesën e tarifave shtesë. Valuta e kartelës është euro, megjithatë, mund të bëni pagesa dhe të tërhiqni para edhe në valuta të tjera. Ju lutemi vini re se këto transaksione janë subjekt i tarifave shtesë të këmbimit valutor.

#

Llogari IBAN e veçantë

Duke porositur kartelë e pagesave World Debit MasterCard, do të hapet një llogari IBAN e veçantë. Ajo llogari do të jetë krejtësisht e ndarë nga llogaria juaj kryesore, dhe ju mund të transferoni vetëm shumën e parave të cilat ju doni t'i shpenzoni

#

Blerje të sigurta dhe të përshtatshme online

Pagesat me kartelë janë të subjektit të autentifikimit me dy faktorë, të cilin mund ta përfundoni duke konfirmuar pagesën në aplikacion. Ky masë sigurie do të sigurojë që nëse kartela juaj humbet, askush nuk mund ta përdorë atë për veten e tij. Për më tepër, mund të bllokoni ose fshini kartelën tuaj.

#

Ku të filloj? 

Regjistrohu dhe kompleto identifikimin.  

Rimbush llogarinë tuaj.  

Më shumë rreth Kartelës MasterCard

Videot informuese dhe pyetjet e bëra më shpesh në lidhje me kartën e pagesës MasterCard.

Të gjithë klientët e Paysera Kosova që kanë përfunduar procesin e identifikimit dhe kanë mbushur moshën 16 vjeç..

  1. Kyçu (apo regjistrohu) përmes aplikacionit Paysera.

  2. Shko tek Kartelat.

  3. Pashtaj shtyp +.

  4. Zgjidhni kartelën Digjitale apo Fizike.

  5. Futini të dhënat e kërkuara dhe konfirmoni porosinë.

Para se të porosisni një kartelë, sigurohuni që të keni fonde të mjaftueshme në llogarinë tuaj kryesore të Paysera për të paguar për porosinë dhe dorëzimin e kartelës. Nuk keni fonde të mjaftueshme? Rimbush llogarinë tënde.

Një person mund të porosis deri në 20 kartela. Të gjitha ato kartela do të jenë të lidhura me llogarinë e kartelës kryesore. Nëse kartela është porositur për nevoja biznesi, jepni detajet e personit që do të përdorë kartelën (emrin e përdoruesit - emailin ose numrin e telefonit)

Kur porosisni një kartelë për herë të parë, do të jeni në gjendje të zgjidhni ngjyrën e kartelës (numri i ngjyrave mund të ndryshojë)

Personat individual mund të zgjedhin nga 2 ngjyra - blu e errët dhe rozë, ndërsa ne ofrojmë një kartelë të zezë për klientët e biznesit.

Kur porositni kartela shtesë ose kur skadon një kartelë - porositet automatikisht kartela me të njëjtën ngjyrë si e para.

  1. Kyçuni në aplikacionin e Paysera.

  2. Shkoni tek Kartelat.

  3. Shtypni në Kam pranuar kartelën.

Pasi ta pranoni kartelën, ju duhet ta aktivizoni brenda 3 muajsh nga data e prodhimit.

  1. Hyni në aplikacion.

  2. Shko në Kartelat.

  3. Zgjidhni Rimbush kartelën.

  4. Zgjidhni llogarinë dhe shumën, dhe konfirmoni.

Nëse nuk keni para të mjaftueshme në llogarinë tuaj rrjedhëse - mund të rimbushni llogarinë tuaj (ose direkt kartelën tuaj MasterCard) me një transfer bankar të rregullt në llogarinë tuaj IBAN. Transfere të tilla janë në dispozicion vetëm në Euro. Nëse dëshironi të dërgoni një monedhë tjetër në llogarinë tuaj rrjedhëse Paysera - duhet të krijoni udhëzime të rimbushjes (e banking Paysera > Llogaritë dhe Kartelat > Rimbushja e llogarisë > Plotësoni formularin dhe përditësoni udhëzimet).

  1. Hyni në aplikacion.

  2. Shko në Kartelat.

  3. Shiko PIN kodin.

  4. Vendosni kodin CVV

  1. Hyni në aplikacion

  2. Shko në Kartelat.

  3. Ngrini kartelën - kartela juaj do të ngrihet përkohësisht. Mund ta aktivizoni përsëri në çdo kohë.

  4. Bllokoni kartelën- kartela juaj do të bllokohet përgjithmonë, llogaria e kartelës suaj do të mbyllet.

Nëse dyshoni se keni humbur kartelën tuaj ose se dikush tjetër i di detajet e kartelës suaj - ngrini kartelën tuaj menjëherë. Mos ndani kodin tuaj PIN ose hyrjen në kartelë me askënd.

Nga telefoni (Android)

  1. Hap aplikacionin Google Pay

  2. Shtyp “Add to Wallet” ose “+ Add”

  3. Zgjidh “Payment card”

  4. Vendos:

    1. Numrin e kartelës (ose skanoje me kamerë)

    2. Datën e skadimit

    3. CVV

  5. Konfirmo përmes SMS ose aplikacionit të bankës.